Në puntatën e radhës të emisionit të përjavshëm “Poke”, në Top Channel, e ftuar në lidhje me Skype ishte sopranoja shqiptare me famë botërore, Inva Mula.
Aktualisht Inva ndodhet me pushime në Kroaci, por gjatë qëndrimit atje do të ketë edhe angazhime kulturore, për të cilat i rrëfeu më shumë prezantueses së “Poke”, Albana Osmani.
Albana: Përshëndetje Inva!
Inva: Përshëndetje!
Albana: Ku ndodhesh aktualisht?
Inva: Ndodhem në bregdetin e Kroacisë, në Dubrovnik.
Albana: Ti je atje bashkë me familjen. Prej pak muajsh ka ardhur në jetë vajza jote. Je bashkë me të dhe bashkëshortin?
Inva: Po, jam me pushime bashkë me familjen dhe po kalojmë shumë mirë.
Albana: Në Kroaci po zhvillohet një festival që do të mbyllet me ju. Ky është lajmi i ri. Mund të na tregoni dicka më shumë?
Inva: Ky festival mbahet çdo vit në Dubrovnik, ku ka një jetë kulturore shumë të pasur. Kam marrë pjesë disa herë në këtë festival dhe këtë herë jam e kënaqur sepse do të debutoj në natën mbyllëse të tij. Me mua janë edhe kolegët e mi me të cilët kam kënnduar në La Scala dhe opera të tjera. Do të interpretohet Traviata, Rigoleto, etj. Koncerti do të mbahet para kishës kryesore të qytetit. Është një eveniment shumë i rëndësishëm dhe unë po e mbaj veten në formë për këtë koncert.
Albana: Shpresojmë që të ketë edhe shqiptarë që të të ndjekin…
Inva: Po, ka shumë shqiptare që kanë ardhur nga Shqipëria për të më ndjekur.
Albana: Inva, i bie të keni munguar vetëm 3 muaj nga skena muzikore. Si u kthyet kaq shpejt?
Inva: Ishte një moment pak i vështirë, pasi pas lindjes, 1 muaj e gjysmë më pas, ishte shumë herët të rifilloja. Kjo nuk këshillohet pasi këngëtari do më shumë kohë për të marrë veten. Por në një teatër të Francës kam bashkëpunim të ngushtë me drejtorin e tij dhe nuk mund të mos punoja. Ky vullnet më dha një dëshirë shumë të madhe për t’u rikthyer. Isha shumë e lumtur.
Albana: Inva, si quhet vajza jote?
Inva: Quhet Nina.
Albana: Si i ka sytë?
Inva: Blu.
Albana: Ngjan nga bashkëshorti, apo jo?
Inva: Jo, ngjan nga të dy prindërit.
Albana: Po në këtë moment ku gjendesh? Jemi të interesuar të shohim ambjentin përreth.
Inva: Gjendem në një jaht, ku i kam të gjitha kushtet për t’u përgatitur përditë. Kam një studio. Pastaj rrijmë në shtëpi. Ne jemi adhurues të detit, diellit dhe natyrës, prandaj këto pushime janë të veçanta dhe shumë të bukura.
Albana: Zoti Ramadani ndodhet aty me ju? Do të donim ta përshëndesnim.
Inva: Aktualisht ai është duke notuar, por mund ta përshëndesim më vonë.
Albana: Inva, e ke gjetur veten në një nga këto netë?
Inva: Jeta në det është shumë e bukur. Përveç peisazhit të ditës edhe nata është shumë e bukur. Nuk ka koluzion dritash dhe ne mund të shohim qiellin. Është shumë romantike.
Albana: Inva, ti ke komunikuar me familjarët dhe telefonatat drejt Tiranës janë të shpeshta. Besoj se malli për ty ka qenë i përhershëm. Si jeni tani, si po e përjetojnë familjarët e tu këtë moment tëndin?
Inva: Qëndrimi larg më ka bërë që të ambjentohem, por jam gjithmonë në kontakt me familjen. Kam në plan të qëndroj bashkë me ta për të marrë veten.
Albana: Si është jahti ku po qëndron?
Inva: Është një jaht 30 metra i gjatë, ka një sallon 40 metra katrorë, ka katër kabina dopio, një pjesë të sipërme ku qëndrohet gjatë ditës, dhe pjesa më e bukur është ajo ku mund të shohim peisazhin.
Albana: Inva, faleminderit që ishe me ne në “Poke”.
Inva: Falemminerit juve. Ishte kënaqësi.
Top Channel