Furnizimi me ujë në Tiranë

18/08/2012 00:00

Mbi 1 mijë familje që jetojnë pranë zonës së sanatoriumit e deri tek depoja e ujit, në Farkë, do të kenë mundësi të furnizohen me ujë më të pastër.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me AKU-n, ka përfunduar shtrimin e kolektorit me gjatësi 2.4 kilometra, për të cilin janë shpenzuar 67 milionë lekë.

Bashkia e Tiranës sqaron se ky projekt do të vijojë me ndërtimin e një rruge pedonale dhe me lidhjen e kësaj zone me liqenin e Farkës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA