Casillas e Carbonero, shëtitje romantike në Madrid

18/08/2012 00:00

Fotografët kanë arritur të kapin momente nga një shëtitje romantike në
Madrid e Iker Casillas dhe të fejuarës së tij, gazetares sportive Sara
Carbonero.

Çifti kishte darkuar në një prej restoranteve të qytetit dhe kishte zgjedhur të bënte një shëtitje të shkurtër në këto mbrëmje të nxehta vere.

Casillas, portieri i Real Madrid ndodhet përpara një sezoni të gjatë dhe të mbushur plot me emocione, ndaj në këtë periudhë i është përkushtuar më shumë në kohë partneres së tij.

Top Channel