Pattinson dhe Stewart rikthehen bashkë

17/08/2012 10:40

Robert Pattinson dhe Kristen Stewart rikthehen bashkë…. por vetëm në posterat reklamues të kinemave, ku së shpejti do të transmetohet seria e fundit e sagës së “Twilight”.

Në kinematë amerikane dhe europiane, tashmë imazhet e çiftit të vampirëve janë vendosur në stendat reklamuese.

”Breaking Dawn 2”, ironikisht është edhe seria në të cilën Edward dhe Bella, siç njihen personazhet në film, kurorëzojnë historinë e tyre të rrallë të dashurisë.

Të lidhur edhe në jetën reale, Pattinson dhe Stewart u ndanë më më parë gjatë korrikut, pasi një revistë amerikane publikoi prova të tradhëtisë së 22-vjeçares me regjizorin Rupert Sanders.

Në javët që kanë kaluar, Pattinson është parë disa herë në publik, përfshi një spektakël televiziv dhe në premierën e filmit “Cosmopolis”, ndërsa Kristen ka preferuar të ruajë një profil të ulët, duke mos u shfaqur përpara mediave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA