Roli i Shia LeBeouf në filmin ‘The Nymphomaniac’ e tremb shumë aktorin. Filmi do të ketë shumë skena erotike dhe këto skena do të jenë të vërteta.
Regjisori i filmit, danezi Lars von Trier, kërkon të rrëzojë barrierat në projektin e tij më të ri dhe pjesëtarët e tjerë të kastit (Nicole Kidman, Charlotte Gainsbourg, Stellan Skarsgard dhe Willem Dafoe) janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që i kërkon regjisori.
Shia Lebeouf, 26 vjeç, theksoi në një intervistë për ‘MTV News’: “Von Trier është shumë i rrezikshëm. Është regjisori më i rrezikshëm me të cilin kam punuar deri tani. Jam i tmerruar dhe për këtë arsye kam pranuar rolin.”
“Jam i gatshëm të bëj çdo gjë që më kërkon ai (Von Trier)”, shprehet protagonisti i ‘Transformers’.
Filmi ‘The Nymphomaniac’ tregon jetën e një gruaje nëpërmjet fazave seksuale që ajo kalon.
Top Channel