Lady Gaga zhvishet për publikun rumun
17/08/2012 16:40
Lady Gaga u shfaq me një veshje prej mishi, e ngjashme me atë të vitit 2010 në MTV Music Awards, gjatë koncertit të saj të së enjtes në Bukuresht të Rumanisë.
Kjo veshje mbulonte shumë pak pjesë të trupit të 26-vjeçares dhe 35 mijë fansat e saj që kishin mbushur Piata Constitutiei u përqendruan më shumë tek pamja se sa tek këngët.
Këngëtarja amerikane shpalosi edhe disa kostume të tjera tipike të sajat dhe të pakuptueshme.
Lady Gaga e ndërpreu koncertin për disa momente dhe kur u kthye, iu drejtua publikut: “Isha duke vjellë dhe u largova sepse nuk doja të shikonit diçka të tillë.”
Kohët e fundit këngëtarja ka pasur probleme me ushqimin sepse kjo nuk është hera e parë që i përzihet në skenë.
Top Channel