SHBA, hetim 7 bankave më të fuqishme

16/08/2012 00:00

Shtatë banka, përfshirë HSBC dhe Bankën Mbretërore të Skocisë, do të merren në pyetje në SHBA në lidhje me dyshimet për manipulime me normën bazë të interesit për dhënien e kredive.

Bankat e tjera që janë thirrur nga prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut janë Barclays, Citigroup, Deutsche Bank, JPMorgan dhe UBS.

Muajin e kaluar Barclays u gjobit me 290 milionë paund nga entet rregullatore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara për shkelje të tilla.

Disa nga bankat më të mëdha të botës janë përfshirë në një seri skandalesh në muajt e fundit. Pas gjobës ndaj Barclays, enti rregullator i SHBA deklaroi se po hetonte një numër të madh bankash të tjera për manipulime të mundshme.

Një hetim, pas urdhërit qeveritar, po zhvillohet nga drejtori i menaxhimeve në Autoritetin e Shërbimeve Financiare, Martin Wheatley.

Wheatley po heton se si normat bazë të interesit për kontrata financiare me vlerë triliona euro po llogariten dhe po rregullohen nga bankat.

Norma bazë llogaritet duke përdorur norma të pranuara nga një grup bankash lider, që vlerësojnë se sa kushton të japin hua në 10 valuta të ndryshme dhe zgjatjen e kohës së tyre, që varion nga një ditë në 12 muaj.

Top Channel