Korça, stacioni i “Verë dhe Portokalle”

16/08/2012 00:00

“Verë dhe Portokalle” mbyll turin ne qytetin e Korçës, ndërsa ndez natën
e parë të Festës së Birres. Vere dhe portokalle ka kulmuar sezonin
veror ne qytetin e Korçës teksa mijëra njerëz kanë ndjekur interpretimet
e trupës humoristike.

Te gjithe kane ndare se bashku birren e qytetit dhe potencialin e ketij spektakli ne Parkun “Rinia ” te qytetit, ku asnje grupmoshe nuk ka hezituar te ndjeke nga pak metra distance personazhet e njohur dhe te dashur te spektaklit te njohur.

Edhe pse mesjave, “Vere dhe Portokalle” solli nje atmosfere te gjalleruar ne qytet, permes performancave te njepasnjeshme te pjeseve humoristike, ndersa aktoret jane ndier te vleresuar nga publiku korçar.

“Realisht ndihem e emocionuar, që në njëfarë mënyrë që turi po mbaron, dhe shumë e lumtur që ia dolëm me sukses të gjithë bashkë. Atmosfera ishte fantastike dhe nuk ishte prej birrës. Gjithnjë publiku i Korcës ka qenë i mrekullueshëm dhe ka një dashuri të veçantë për artistin”, thotë moderatorja Eneda Tarifa.

“Nuk e vinim në dyshim që atmosfera do të ishte fantastike si në cdo qytet, por Korca ka traditën e saj. I uroj Korcës, korçarëve ta gëzojnë këtë festë të bukur dhe uroj t’ua kemi bërë të veçantë natën sot”, thotë Gazmend Paja, aktor.

Por spektakli eshte cilesuar si mjaft i rendesishem edhe nga vete kryebashkiaku Niko Peleshi, i cili e ka vleresuar aktivitetin si nje prej elementeve me te rendesishem te programit qe do te shpalose festa e birres pergjate 5 neteve.

“Festa e birrës është bërë më e larmishme këtë vit me prezencën e artistëve të shkëlqyer të Portokallisë. Kjo është një festë dhe ka nevojë për gëzim për buzëqeshje, për humor. Askush më mirë se trupa e Portokallisë nuk mund ta sjellë gjithë këtë pritshmëri dhe këtë kërkesë që festa e birrës ka”, tha Peleshi.

Humori dhe muzika ka perfshire mbremjen per mese nje ore duke risjelle edhe njehere momentet e vecanta te mbremjeve te se dieles.

Top Channel