Devis Xherahu i ftuar këtë javë në “Portokalli”! Blini bileta këtu…
Disa kamionë të transportit të orendive mbërritën përpara supervilës që Tom Cruise dhe Katie Holmes ndanë së bashku kur ishin të martuar.
Punëtorët e pajtuar nga Holmes ngarkuan në makina të gjithë sendet e saj vetjake dhe objekte të tjera që i përkisnin, për t’i dërguar në një magazinë të panjohur.
Kjo është shenja e radhës se ish-ylli i serialit “Dawson’s Creek” është duke ecur përpara me jetën e saj, pas divorcit shokues me 50-vjeçarin.
Në muajin qershor, Holmes paraqiti një kërkesë të njëanshme për divorc, duke cituar “divergjenca të papajtueshme”, ndërsa kërkoi kujdestari të plotë të vajzës 6-vjeçare Suri.
Pas divorcit, dyshja e aktorëve lëshoi një deklaratë të përbashkët, në të cilën shkruhej: “Jemi të përkushtuar që të punojmë së bashku si prindër, për të përmbushur atë që është në interesat më të mirë të vajzës sonë”.
Top Channel