Demtohet “superheroi” i “Iron Man 3”

16/08/2012 18:30

Xhirimet e filmit “Iron Man 3” u ndërprenë përkohësisht, pasi protagonisti kryesor i serialit, Robert Downey Jr. u dëmtua në sheshxhirim.

47-vjeçari, i cili luan rolin e superheroit, pësoi një dëmtim në kavilje gjatë xhirimeve në Karolinën e Veriut.

“Robert Downey Jr. pësoi një dëmtim në skenë gjatë realizimit të një pjese aksioni, në Uilmington”, deklaroi një zëdhënës i studios së xhirimeve “Marvel”.

“Si rrjedhojë, do të ketë një vonesë të shkurtër në kalendarin e xhirimeve, ndërsa ai do të rikuperojë formën e tij”.

47-vjeçari është duke filmuar vetë shumë prej skenave aksion të superheroit të “Iron Man 3”, në vend që të mbështetet tek figurantët.

Filmi, i cili pritet të dalë në kinema në maj 2013, sheh si protagonistë edhe emra të tjerë të mëdhenj të aktrimit si Gëyneth Paltroë, Ben Kingsley, Rebecca Hall dhe Guy Pierce.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA