Brad Pitt nuk ngopet me para’

16/08/2012 16:30

Edhe pse është një nga aktorët që ka më shumë fitime nga filmat e tij, Brad Pitt thekson se kurrë nuk do të ketë aq para’ sa do të donte.

“Kurrë nuk ke mjaftueshëm kur bëhet fjalë për para’. Gjithmonë ke probleme për të zgjidhur”, thekson partneri i Angelina Jolie. Të dy së bashku, çifti “Brangelina” llogaritet të kenë një pasuri prej 72 milionë dollarësh.

48-vjeçari bën bamirësi nëpërmjet fondacioneve që ka në të gjithë botën, por mendon se është e pamundur të zhduket varfëria në botë.

“Nuk mund t’i japësh para’ çdo njeriu që ka nevojë sepse do të mbetesh vetë trokë. Ne mundohemi si familje të shpenzojmë sa më pak të jetë e mundur. Këtë gjë duhet ta bëjnë të gjithë”, u shpreh Pitt, i cili vetëm disa ditë më parë i bleu të fejuarës së tij një nga orat më të shtrenjta në botë.

Vlera? 300 000 dollarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA