Devis Xherahu i ftuar këtë javë në “Portokalli”! Blini bileta këtu…
Me shumë mundësi ka humbur përgjithmonë burrin që dashuron (Robert Pattinson) dhe me siguri ka humbur mundësinë për të interpretuar Borëbardhën në filmin e dytë ‘Snow White and the Huntsman’.
Sipas ‘The Hollywood Reporter’, 22-vjeçarja është përjashtuar nga vazhdimi i filmit nga studioja “Universal”. Filmi i dytë do të përqendrohet më shumë tek gjahtari, i cili është interpretuar nga Chris Hemsëorth.
Lajmi vjen vetëm disa ditë pas publikimit të fotove intime të aktores së re së bashku me regjisorin e filmit të parë, Rupert Sanders. Foto që çuan në ndarjen e saj nga Robert Pattinson.
Ndërsa ‘LA Times’ publikon se Stewart mund të jetë në film, por do të ketë shumë pak protagonizëm. Gjithashtu nuk dihet ende nëse regjisori i filmit të dytë do të jetë sërish Rupert Sanders.
Filmi ‘Snow White and the Huntsman’ nuk ka qenë shumë i suksesshëm pasi ka nxjerrë 389 milionë dollarë fitime duke u nisur nga një buxhet fillestar prej 170 milionë dollarësh.
Top Channel