Meloni kalon provën e parë para zgjedhjeve të përgjithshme, kandidati i partisë së saj fiton ndaj rivalit të ri të ekstremit të djathtë në rajonin jugor të Kalabrisë Pas retorikave të ashpra të zyrtarëve izraelitë, që vunë në sprovë
tregjet financiare, sekretari amerikan i mbrojtjes Leon Panetta deklaron
se Shtetet e Bashkuara nuk besojne qe vendi hebre e ka marre vendimin e
tij lidhur me nje sulm mbi republiken islamike per shkak te programit
berthamor.
Dy jave pas vizites ne Izrael, Panetta theksoi para reportereve ne Pentagon rendesine e te konsideruarit te nderhyrjes ushtarake “si opsionin e fundit ne tryeze”, ndersa edhe nje here i meshoi iedese se sanksioneve dhe presionit diplomatik.
“Muk besoj se kane marre nje vendim per te goditur Iranin. Sigurisht eshte nje vend i pavarur, sovran, e ne fund do te dalin me nje vendim per te cilin mendojne se bazohet tek interesat e sigurise se tyre kombetare, por per momentin them se nuk kane vendosur asgje”, tha Panetta.
Komentet e shefit te Pentagonit kontrastojne thelle me paralajmerimet izraelite te ketyre diteve te fundit mbi mundesine e nje sulmi. I derguari i Izraelit ne Washington, Michael oren tha te henen ne nje interviste per CNN se dritarja e kohes perpara se sulmi te shnderrohet ne domosdoshmeri, eshte e vogel e po tkurret cdo dite me e shume.
Ora e Izraelit, eshte shprehur ai, ecen me shpejt se ajo e ëashingtonit. Pozicioni i Teheranit mbetet ai i perhershmi. Shteti islamik insiston se ambicjet e tij nukleare jane paqesore, ama nuk druhet te kercenoje me raprezalje ne shkalle te gjere ne rast se sulmohet. Nje pergjigje agresive nga ana e Iranit me te gjithe gjasat do te rrise mundesine e terheqjes se Shteteve te Bashkuara ne konflikt. Tregjet financiare te izraelite pesuan luhatje te medha te henen pas intensifikimit te debatit mbi perspektiven e nje lufte me Iranin, edhe pse e moren disi veten nje dite me pas.
Top Channel