Si u propozua për martesë Aniston

15/08/2012 18:20

Jennifer Aniston ndodhet me xhirimet e filmit të saj të fundit në Karolinën e Veriut, por i fejuari i saj, Justin Theroux, vendosi se Nju Jorku ishte vendi perfekt për të propozuar.

Protagonistja e serialit “Friends” udhëtoi në metropolin e madh amerikan, për t’i qëndruar pranë Theroux në 41-vjetorin e tij të lindjes.

Nga ana e tij, Justin kishte organizuar një darkë romantike, në një prej restorantëve më shik të Nju Jorkut, në “Blue Hill”.

Gjatë darkës, Theroux nxorri nga xhepi “dhuratën e tij”, një unazë me diamantë dhe smeraldë, duke i kërkuar Aniston që të bashkoheshin të dy në martesë.

Sipas një burimi brenda restorantit, pasi Jennifer pranoi kërkesën e partnerit të saj, telefonoi miqtë e saj, për t’i dhënë se sapo kishte vendosur të martohej.

“Gëzimi i Aniston ishte i qartë për këdo. Ajo dukej sikur po prekte qiellin”, deklaroi dëshmitari pamor në një revistë amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA