Rikthehet sherri tek “Oasis”

15/08/2012 17:45

Dy themeltarët e grupit “Oasis”, vëllezërit Gallagher, rikthehet të përplasen midis tyre në publik.

Noel Gallagher përqeshi paraqitjen e të vëllait Liam, i cili këndoi një version të këngës së famshme “Wonderwall”, në ceremoninë mbyllëse të Lojrave Olimpike, nen siglen e grupit te tij te ri, “Beady Eye”.

Si autori kryesor i teksteve të “Oasis”, ishte Noel ai që e shkruajti atë version që së bashku me “Don’t look back in Anger” konsiderohet si kënga më e suksesshme e grupit.

Liam këndoi pas “Spice Girls”, duke i dedikuar “Wonderwall”-in vetë grupit te tij te ri dhe “heronjve” olimpike të Britanisë së Madhe.

Replika e vellait ishte e ashper, duke e konsideruar Liam si vetem nje “hije” te “Oasis” dhe suksesit te arritur vetem fale punes se te tjereve.

Një prej grupeve më të famshëm britanikë të të gjitha kohërave, “Oasis” u ndanë përfundimisht në vitin 2009, pasi vitesh përplasje midis dy vëllezërve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA