Kaliforni, plaçkitet shtëpia e Steve Jobs

15/08/2012 02:10

Plaçkitet shtëpia e bashkëthemeluesit të”Apple”, Steve Jobs, në Palo Alto të Kalifornisë.

Hajdutët kanë vjedhur kompjutera dhe sende personale me vlerë më shumë se 60.000 dollarë në vilën e “gjeniut të Mollës”, i cili vdiq tetorin e kaluar në moshën 56-vjecare.

Sipas raporteve nga San Jose Mercury News, policia arrestoi 35-vjecarin Kariem McFarlin me akuzën e vjedhjes dhe shitjen e mallrave të vjedhura.

I pandehuri është në burg në pritje të daljes para gjykatës në datën 20 gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA