Devis Xherahu i ftuar këtë javë në “Portokalli”! Blini bileta këtu…
Alicia Keys, një nga këngëtaret që ka shitur më shumë albume në të gjithë botën (rreth 35 milionë), do të nxjerrë në treg albumin e saj të pestë me titull ‘Girl on Fire’.
Kantautorja e zbuloi emrin e albumit të ri duke e shoqëruar edhe me një foto provokuese që mendohet se do të jetë edhe “cover”-i i albumit.
Keys shihet me një fustan të zi transparent, ndryshe nga albumi i katërt i saj ku në foto shihej me një fustan të bardhë në versionin ëngjëll.

“Nuk duroj dot më! Do e them se si quhet albumi i ri: do e titulloj ‘Girl on Fire’! Detajet e tjera do i merrni vesh shumë shpejt. Para se të filloja punën për këngët e reja ndihesha si një luan në kafaz, por tani luani është i lirë”, shkroi këngëtarja në faqen e saj zyrtare në internet.
Top Channel