 Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj
																		
					
					
					
						Pas akuzave për abuzim me drogë, Sia fiton betejën për kujdestarinë e djalit. Gjykata rrëzon kërkesën e ish-bashkëshortit të saj						 
								
			Jean-Claude Van Damme, aktori i famshëm i filmave aksion në vitet ’90, ka zbuluar se ka pasur një lidhje të shkurtër me këngëtaren Kylie Minogue.
51-vjeçari tregoi në një intervistë për ‘The Guardian’ se gjatë xhirimeve të filmit ‘Street Fighter’ në vitin 1994 ndodhi “diçka” mes tij dhe Minogue.
“Nuk kam kujtesë të mirë, duhet të pyesni atë. Gjithsesi, le të themi që ka pasur diçka mes nesh, por kujt i intereson. Ishim në Tajlandë kur ndodhi. Do të ishte anormale po të mos kishte ndodhur gjë. Ajo ishte çdo ditë para meje me një buzëqeshje të bukur dhe vendosa t’i tregoja Tajlandën sepse atë vend e njoh mirë”, u shpreh Van Damme.
Aktualisht, Jean-Claude Van Damme është i martuar me Gladys Portugues, gruan nga e cila u divorcua në vitin 1992 për tu rimartuar në vitin 1999.
Top Channel