Aktorja Rashida Jones, vajza e producentit të njohur muzikor Quincy Jones, dëshiron që John Travolta të dalë hapur dhe të pranojë përpara botës se ai është homoseksual.
Jones e bëri këtë deklaratë të papritur në një intervistë të publikuar në një uebsajt të thashethemeve në SHBA.
Pasi shprehu admirimin e saj për Frank Ocean, i cili pranoi homoseksualizmin e tij së fundmi, Jones deklaroi: “Ka ardhur koha që atletët, aktorët dhe njerëzit e rëndësishëm të pranojnë botërisht prirjet e tyre seksuale. Një yll hollivudi si John Travolta duhet ta kishte bërë me kohë diçka të tillë. Edhe sa kohë duhet të kalojë përpara se të marrë kurajon?”.
58-vjeçari Travolta u përfshi në një skandal për pritjet e tij seksuale pasi disa masazhatorë e akuzuan në publik se ai i kishte ngacmuar seksualisht.
“Pranimi i homoseksualizmit nga Anderson Cooper së fundmi ishte diçka e rëndësishme. Yjet e mëdhenj duhet të dalin dhe ta pranojnë. Ajo që bëri Ricky Martin ishte madhështore, u gëzova shumë për atë deklaratë”.
Vetë Travolta ka refuzuar gjithmonë pretendimet mbi homoseksualizmin e tij, duke ofruar prova që dëshmojnë të kundërtën.
Top Channel