Tjetër gafë e Romney

14/08/2012 16:10

Një gafë e re i shtohet listës së mëparshme të kandidatit republikan për Shtëpine e Bardhë, Mitt Romney.

Gjate turit të tij elektoral ai ndaloi në Majami, me shpresën për të marrë mbështetjen e komunitetit kubano-amerikan me shume influencë në Shtetet e Bashkuara.

Per fjalimin e tij zgjodhi lokalin “El Palacio de los Jugos”,  pronë e një ish-trafikanti droge. Reinaldo Bermudez u dënua me tre vjet burg, në vitin 1999 për trafik kokaine nga Trinidadi, një proces që përfshiu edhe 11 persona të tjerë dhe çoi në sekuestrimin e mbi një toni lënde narkotike.

Ishte gazeta “The Neë Times” që shkruajti në faqet e saj të shkuarën kriminale të Bermudezit. Stafi elektoral i Mitt Romey nuk bëri asnjë koment. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe senatori Marko Rubio, një tjetër “yll në ngjitje” i Partisë Republikane, i përfshirë më parë nga Romney në listen e kandidatëve për zv/president.

Në një interviste për “Neë Times”, Bermudez tha se sherbimet sekrete patën kontrolluar imtësisht pastertine e tij penale pasi lokali i tij u zgjodh për takimin publik të kandidatit republikan. “Ketu në Majemi ka plot njerëz me precedente penale, por të gjithe kemi mundësinë për të hyrë në shoqëri”, u shpreh ai.

Sipas ligjit të Floridës, Bermudez nuk mund të votoje për shkak të denimit, e kjo mund të ndodhë vetëm nëse guvernatori i kthen atij të drejtat civile. Në Londër,  Mitt Romney quajti kreun e Partise Laburiste, Ed Milliband, “Mr Leader” dukë lënë të nënkuptohej se nuk i mbante mend emrin, vuri në pikëpyetje aftesinë e britanikëve për mbarëvajtjen e Lojrave Olimpike, ndërsa me e rënda ishte ajo në Jeruzalem, kur Romney e quajti kryeqytetin e Izraelit, çka ndezi indinjaten dhe revolten e palestinezëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA