Policia në Romë zbuloi një tunel të braktisur metroje të mbushur përgjatë një kilometri me bimë hashashi, të kultivuar në mënyrë profesionale.
Tuneli, i ndërtuar në vitet 1930 nga lideri i atëhershëm Benito Mussolini, ishte përshtatur me drita halogjene, të cilat prodhinin ndriçim e nxehtësi të përshtatshme për rritjen e bimës narkotike.
Zbulimi u bë ditën e martë, pasi disa agjentë kishin ndjerë një erë të çuditshme hashashi në hyrje të fabrikës ilegale.
Në tunel, rritej edhe një bimë tjetër narkotike, e njohur si “kërpudha”. Nevojat për vaditje të vazhdueshme të bimës, trafikantët i kishin zgjidhur duke përdorur një sistem të detajuar kanalizimesh.
Gjithashtu u zbuluan dhoma të caktuara magazinimi dhe procesimi të lëndës.
Sipas të përditshmes “Il Messagero”, tuneli kishte një sipërfaqe prej gjysmë hektari. 900 bimë kultivoheshin në të, ndërsa sasia e drogës kishte një vlerë tregu prej tre milionë eurosh.
Top Channel