Pattinson rikthehet të buzëqeshë
14/08/2012 18:50
Robert Pattinson bëri paraqitjen e tij të parë në publik që prej ndarjes nga Kristen Stewart, në një program televiziv amerikan, përpara se të paraqitej në Nju Jork në premierën e filmit të tij të fundit, “Cosmopolis”.
26-vjeçari, pavarësisht tradhëtisë së njeriut të zemrës me regjizorin Rupert Sanders, u shfaq i qeshur dhe i qetë gjatë premierës.
Ylli i “Twilight” gjithashtu tregoi një durim të madh, ndërsa iu përgjigj kërkesave të të gjithë fotografëve për foto, ndonëse shenjat e hidhërimit gjithsesi ishin të dukshme.
Pattinson u shfaq në publik më i dobët dhe me zgavrra të nxira të syve, që duket se tregojnë se ai ende e ka të vështirë të pranojë realitetin në të cilin ndodhet.
Top Channel