“Motorola”, shkurton 4 mijë vende pune

14/08/2012 01:30

Krijuesi i telefonave celularë, “Motorola” do të shkurtojë 4.000 vende pune nga stafi i saj në gjithë botën, si pjesë e përpjekjeve për të kthyer përfitimet.

Këto humbje të vendeve të punës janë ekuivalente me 20 për qind të fuqisë punëtore të kompanisë.

Firma, e blerë nga Google vitin e kaluar, tha se kishte planifikuar të mbyllte ose të shkrinte rreth një të tretën e 90 objekteve të cilat përfshinin zyrat dhe fabrikat.

Me bazë në SHBA, Motorola njoftoi gjithashtu një lëvizje nga telefonat me kosto të ulët në drejtim të pajisjeve inovative dhe fitimprurëse.

“Dy të tretat e vendeve të punës do të jenë jashtë SHBA-ve”, tha Google. Kompania pret që kostoja e sigurimeve të këtyre punëtorëve të jetë rreth 275 milion $.

Por kompania nuk bën të ditur se ku saktësisht do të shkurtohen këto vende pune.

Top Channel