Meloni kalon provën e parë para zgjedhjeve të përgjithshme, kandidati i partisë së saj fiton ndaj rivalit të ri të ekstremit të djathtë në rajonin jugor të Kalabrisë Për Izraelin, sulmi kundër Iranit do të nisë në vjeshtë, ndoshta në tetor. Të premten, në faqet e para të shtypit izraelit përmendej një raporti i “National Inteligence Estimate”, ku paralajmerohej se prej qershorit deri më sot, aftësitë bërthamore të Iranit janë shtuar.
Madje ka dhe një datë, 1 tetori që burime izraelite e cilësojne të sigurt. Pikërisht këtë dite, Teherani do të ketë 250 kg uranium të pasuruar deri në masen 20 %, përtej kufijve të lejuar.
Kjo sasi është e mjaftueshme për të prodhuar dy apo katër “superbomba”, për t’i montuar në raketat e reja “Shahab3” dhe për t’i lëshuar më larg se 1300 km, deri në shkretëtirën Negev apo në centralin bërthamor të Dimones, ku shteti hebraik ka prodhuar arsenalin e tij të fshehte.
Ështe kjo vetëm një strategji për të ushtruar presion ndaj perëndimit apo ekziston frika se zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë një pengesë për një zgjidhje ushtarake?
Sinjalet e deritanishme janë kontradiktore. Shefi i Shtabit të Ushtrisë, Benny Gantz, parashikon “fronte të shumëfishtë”. Ushtria dyfishon për ushtarët të ashtuquajturat ushqimore “racionet k” si dhe përgatit sistemin e sms-ve në katër gjuhë.
Përmes tyre do të njoftohen izraelitët për sulmet e mundshme. Sipas sondazheve, 35% e opinionit publik përkrah sulmin pa mbështetjen e domosdoshme politiko-ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Nëse zyrtareve izraelite do t’i bëhej një pyetje, se çfare do të ndodhte ditën tjeter pas sulmit, përgjigjia do të ishte e njëjte; Shtetet e Bashkuara nuk janë dhe në këte rast pasojat do të ishin të frikshme.
Me shume se 500 të vdekur, të pakten siç parashikon ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak. E po njesoj do të pergjigjeshin edhe diplomatët amerikanë. Nëse Izraeli godet përpara 6 nëntorit, ata parashikojnë që Obama, në fund të fushatës zgjedhore, nuk mund të mos i qëndroje në krah Benjamin Netanjahut.
Dhe për këtë presionet e Uashingtonit janë të mëdha. Për të arritur reaktoret bërthamore të Ahmadinexhadit, jane tre korridore ajrore, por njeri po mbyllet, ai i Arabise Saudite, që megjithëse dy vjet më parë i kishte vënë në dispozicion, por tani rimendon. Madje paralajmeron izraelitet që nuk do të lejojë fluturime pa “zgjidhje te miratuara”.
Top Channel