Fermerët grekë vijojnë protestat, bllokime rrugësh dhe kufijsh gjatë gjithë festave
Natë dhune në Amiens, në veri të Francës, ku përleshje të ashpra rruge mes të rinjve dhe policisë kanë ndezur për mbi tre orë lagjet veriore të qytetit.
Bilanci i deritanishëm flet për 16 policë të plagosur, për një shkollë dhe një sallë mbledhjesh të djegura, si dhe për dhjetra vetura e kazanë mbeturinash të shkrumbuar për të ngritur barrikada.
Disa të plagosur lehtë ka pasur edhe mes banorëve të lagjes, ndërkohë që dëmet e shkaktuara llogariten në mbi një milion euro.
Përleshjet mes të rinjve dhe policisë në lagjet e banuara kryesisht me emigrantë në qytetet e Francës nuk janë një fenomen i rrallë.
Me argumentin për të kërkuar të drejtat e tyre, komunitetet afrikane ose ato arabe protestojnë duke kaluar në akte dhune, që konsistojnë kryesisht në djegien e automjeteve ose konteinerëve të mbeturinave.
Ndër ngjarjet më të rënda mbahet ajo në verën e vitit 2005, kur trazira të tilla u regjistruan në periferitë e Parisit, në qytete të tjera të Francës, si dhe në vendet në kufi me të.
Top Channel