Emergjenca humanitare në Siri

14/08/2012 15:45

Në Siri po shtohet emergjenca humanitare. Përshkallëzimi i konfliktit po dëmton rënde popullsinë. Janë të pakten 2 milionë persona që vuajne pasojat e tij, prej tyre një milionë e gjysëm të detyruar të lënë shtëpitë dhe vendin.

E shoqeruar nga një eskortë makinash, pasi kaloi kufirin me Libanin, mbërriti në Damask, Valeri Amos, zv/sekretarja e përgjithshme e OKB-së për Çeshtjet Humanitare dhe koordinatore e Ndihmave të Emergjencës.

Ajo u prit nga një delegacion i ministrise së Jashtme Siriane. Gjate tre ditëve të qëndrimit do të takohet me kryeministrin e ri, Wail Al-Halki, ministrin e Jashtëm, Walid Muallem, zëvendesin e tij, Faisal Mikdad si dhe me përfaqësuesit e “Gjysmë Hënës së Kuqe të Damaskut”.

Qëllimi i vizitës së saj është: “Shtimi i menjëhershëm i ndihmës dhe reduktimi i vuajtje për civilët e bllokuar nga konflikti”.

Ne Pëkin, po qëndron ndërkohë këshilltarja politike e presidentit Bashar Al-Assad, Butina Shaaban, e cila do të bisedoje me shefin e diplomacisë kineze, Jang Jieci.

Kina prej muajsh kërkon një zgjidhje paqësore për krizën në Siri dhe tre herë, përkrah Rusisë, i kanë vendosur veton kundër rezolutave në Keshillin e Sigurimit për të denuar regjimin e Damaskut. Një zëdhenes i Ministrise së Jashtme Kineze tha se Pekini po shqyrton edhe mundesinë për të ftuar në vend përfaqësuesit e opozitës siriane.

Të hënën, Sekretari i Përgjithshëm i Organizates së Bashkepunimit Islamik tha se në samitin e Mekës, ministrat e Jashtëm do të vendosin për pezullimin e Sirise.

Ministri i Jashtëm iranian, Ali Akbar Salehi, vendi i të cilit e kundërshton këtë masë shpjegoi se po kërkohen mënyra dhe mjete për ta zgjidhur konfliktin dhe krizen.

Top Channel