Afganistan, dhjetëra të vdekur në sulmet kamikaze

14/08/2012 20:20

42 persona mbetën të vrarë dhe më shumë se 130 të tjerë u plagosën, në një seri shpërthimesh të koordinuara në jugperëndim dhe veri të Afganistanit.

Shumë prej viktimave ishin duke marrë pjesë në festimet masive që shënojnë fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

30 persona mbetën të vrarë në një sulm vetvrasës në Zaranj, pranë kufirit Iranian në jugperëndim.

Disa orë më pas, edhe policia e qytetit veriot të Kunduzit lajmëroi për 12 viktima, shkaktuar nga një tjetër shpërthim, që njëkohësisht lëndoi mbi 30 persona të tjerë.

Burime të inteligjencës thanë për “BBC” se deri në 14 kamikazë mund të ndodhen aktualisht në qytetin e Zaranj. Informacioni është marrë pas disa arrestimeve të realizuara më parë gjatë javës.

Asnjë organizatë islamike nuk e ka marrë përsipër sulmet e ndodhura në Afganistan, një vend që po zhytet në kaos gjithmonë e më shumë si rrjedhjojë e përshkallëzimit të sulmeve të organizatave terroriste.

Trupat e NATO-s po përgatiten të tërhiqen nga vendi në fund të 2014-s dhe forcat vendase të rendit e kanë gjithmonë e më të vështirë të garantojnë rendin brenda Afganistanit.

Top Channel