Ugandë, “zhduken” disa helikopterë ushtarakë
13/08/2012 10:00
Disa helikopterë të ushtrisë së Ugandës kanë humbur gjatë një udhëtimi drejt Somalisë.
Helikopterët duhet të bënin një ndalesë në Kenia, por vetëm njëri prej tyre ka arritur të zbresë në qytetin Wajir.
Nuk dihet se sa helikopterë kanë humbur apo se sa persona kanë pasur në bord. Mjetet fluturuese ishin pjesë e një kontigjenti që do të përforconte forcat paqeruajtëse afrikane në Somali.
“Kanë nisur kërkimet. Nuk e dimë me saktësi se çfarë ka ndodhur, por po hetojmë”, u shpreh për Reuters zëdhënësi i ushtrisë së Ugandës, Felix Kulayigye.
Top Channel