Teksas, shkëmbim zjarri, 3 të vdekur

13/08/2012 23:30

Tre persona, një polic, një civil dhe një njeri i armatosur, kanë mbetur të vdekur në një shkëbmim zjarri në afërsi të një universiteti në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Janë disa personat e plagosur, të cilët janë dërguar në spital për t’u mjekuar nga plagët e mara në shkëmbimin e zjarrit.  

Sulmi ndodhi mes dy rrugëve të universitetit të Teksasit A&M, rreth 12:45 me orën lokale.

Ma parë kolegji kishte lëshuar një paralajmërim për stafin dhe studentët për të shmangur praninë në zonë, duke thënë se një person i armatosur ishte duke gjuajtur nga brenda një shtëpie.

Polici i cili vdiq ishtë në shërbim kur i dyshuari hapi zjarr, tha KBTX, një stacion lokal lajmesh.

Top Channel