Siri, rrëzohet avioni gjuajtës

13/08/2012 15:25

Një avion gjuajtës i ushtrisë siriane u përplas në lindje të vendit për shkak të “problemeve teknike”, raportoi media shtetërore gjatë së hënës.

Sipas Ushtrisë së Lirisë Siriane, ishin ata që e goditën avionin me kundërajror.

Ekspertët që ekzaminuan pamjet e avionit të rënë të transmetuar nga Televizioni Shtetëror Sirian thanë se shenjat e dëmtimeve i japin të drejtë versionit të kryengritësve.

Piloti arriti të katapultohej me parashutë përpara impaktit me tokën dhe një kërkim i gjerë është lëshuar për të realizuar gjetjen e tij.

Aktualisht, një betejë e ashpër është duke u zhvilluar për të marrë kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Sirisë, Alepo, një qendër strategjike dhe ekonomike me dy milionë banorë.

Që prej fillimit të luftës civile në mars 2011, mbi 21 mijë sirianë kanë humbur jetën në konfliktin e përgjakshëm.

Top Channel