Programi bërthamor i Iranit

13/08/2012 09:00

Irani ka nisur punën për mbushjet bërthamore të raketave. Lajmi është shkruar në dy gazeta izraelite: liberalen “Haaretz”, kritike e Benjamin Netanjahut dhe “Israel Hayom”, pro-qeveritare.

“Haaretz” shkruan se dokumentet e Shërbimeve Kombëtare, të hartuara nga administrata Obama përfshijnë përditësime të minutës së fundit për progresin e shënuar në zhvillimin e mbushjeve bërthamore të raketave “përtej qëllimit të njohur”.

Nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara “Israel Hayom” nënvizon se vlerësimet e shërbimeve sekrete amerikane dhe atyre izraelite përputhen. Asnjë prej gazetave nuk citon apo nuk jep fakte të detajuara.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu pas mbledhjes së qeverisë tha: “E kam përsëritur disa herë se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore”.

Nga Uashingtoni nuk është bërë asnjë koment zyrtar. I pyetur për raportimet në media, Ministri i Teknologjisë dhe Shkencës, Daniel Hershokovitz tha se sanksionet që i janë vendosur Iranit duket se nuk po japin asnjë rezultat.

Ministri i Financave Juval Steinitz kritikoi diskutimin e panevojshëm publik, sipas tij, për çështje delikate të sigurisë. Në Jeruzalem, banorët janë të ndarë për një sulm të mundshëm të Izraelit kundër Iranit.

“Yedioth Ahronot” sugjeroi të premten se një sulm kundër Iranit do të minonte rizgjedhjen e Obamës në Shtëpinë e Bardhë, marrëdhëniet e të cilit me Netanjahun kanë qenë jo fort të mira. Kjo do të ndihmonte republikanin Mit Romni që tashmë haptazi e quan veten një mik të shtetit hebre.

Por, një zyrtar i lartë izraelit i cituar nga “Haaretz” nënvizoi se cilido qoftë fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kjo është e parëndësishme kur flitet për Iranin sepse izraeli beson se nuk mund ta mbështesë fatin në duart e të tjerëve.

Përshkrimet e gazetës të sugjeronin një emër të vetëm, atë të Ehud Barakut, Ministrit të Mbrojtes.

Top Channel