Meksikë, shfarroset një familje në Verakruz

13/08/2012 16:35

Një familje e përbërë nga shtatë persona, mes të cilëve tre fëmijë, është shfarrosur në qytetin e Verakruzit, në Meksikë.

Familjarët, të gjithë me fytin të prerë, janë gjetur nga fqinjët për shkak të erës së tmerrshme që vinte nga shtëpia e tyre.

Hetuesit pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, nga ekzaminimet që kanë kryer, kanë arritur në përfundimin se familja ishte vrarë 73 orë më parë.

Mes viktimave janë edhe tre fëmijë, të moshavë 3, 7 dhe 9 vjeç. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që një familje përfundon në shënjestër të bandave të narkotrafikut.

Në tërësi dhuna e lidhur me trafikun e drogës në Meksikë ka shkaktuar rreth 50 mijë viktima që prej vitit 2006, kur presidenti i atëhershëm futi ushtrinë kundër karteleve.

Pavarësisht arrestimit të figurave të spikatura të botës së krimit të vendit latin, situata mbetet e pandryshueshme dhe dhuna e trafikantëve nuk kursen as të miturit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA