Masakra e Breivik mund të ishte shmangur

13/08/2012 17:20

Masakra e ekstremistit të djathtë, Anders Behring Breivik, më 21 korrik të vitit të kaluar në Norvegji, mund të ishte shmangur, ose të paktën kufizuar nëse policia do të kishte qenë më efikase.

Kështu thotë një komision i pavarur i ngarkuar nga qeveria norvegjeze për të nxjerrë mësime nga ngjarja e rëndë dhe për të mundësuar ndreqjen e gabimeve në të ardhmen.

Raporti, i ashpër ndaj disa aparateve të caktuara të sigurisë, i është dorëzuar tashmë kryeministrit norvegjez Jens Stoltenberg, i cili do ta mbikëqyrë.

 Pak më shumë se një vit më parë Anders Behring Breivik, pasi vuri një bombë në një makinë pranë selisë së Ministrisë së Naftës në Oslo, që vrau 8 persona, u spostua në ishullin Utoja, ku në një tubim të rinjsh hapi zjarr me armë automatike dhe vrau 69 prej tyre.

Breivik, i cili ka pranuar autorësinë e vrasjeve, por jo përgjegjësinë kriminale, është në proçes gjykimi dhe gjatë këtij muaji, gjykata do të shprehet nëse do të vendosë ndaj tij burgimin e përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë apo shoqërimin në një klinikë të shëndetit mendor.

Top Channel