Jennifer Aniston do të martohet

13/08/2012 10:20

Më në fund Jennifer Aniston është fejuar me partnerin e saj Justin Theroux.

Pas zërave të javës së kaluar se aktorja 43-vjeçare ishte ndarë nga 41-vjeçari për shkak se ky i fundit nuk donte të fejohej, mësohet se të premten, gjatë ditëlindjes së tij, Theroux e ka propozuar për martesë aktoren e famshme.

Zëdhënësi i aktorit e ka konfirmuar lajmin për revistën ‘People’.

“Justin Theroux kaloi një ditëlindje të mrekullueshme të premten. Mori dhuratën më të bukur kur e dashura e tij, Jennifer Aniston, pranoi propozimin për martesë.”

Top Channel