" /> ">
Presidenti egjiptian, Mohamed Mursi, u mundua ta justifikojë urdhërin për shkarkimin e dy gjeneralëve më të lartë të vendit, duke thëne se “gjithçka u krye në të mirë të Egjiptit”.
Deklarata e tij erdhi pas urdhrit per largimin e gjeneralit Mohamed Husein Tantavi dhe shefit te shtabit te ushtrise, gjeneralit Sami Anan.
Mursi anulloi gjithashtu edhe deklaraten kushtetuese te miratuar nga Keshilli i Larte i Forcave te Armatosura qe kufizonte pushtetin e presidentit.
“Vendimi qe mora nuk kishte si qellim te vinte ne shenjester persona te caktuara, madje as te vija ne veshtiresi institucionet. Qellimi im nuk ishte as kufizimi i lirive per ata qe Zoti i krijoi te lire… Nuk kam patur kurre si objektiv nje person apo individ, as t’u dergoja nje mesazh te keq. Qellimi im i vetem ishte e mira e ketij vendi dhe popullit te tij”, tha Mursi.
Gjenerali Mohamed Ansar, anetar i Keshillit te Larte te Forcave te Armatosura shtoi per agjensine “Reuters” se “vendimi u mor mbi bazen e konsultimeve me ushtaraket e larte te vendit”.
Do te jete gjenerali Abdul Fatah al-Sisi, i cili do te marre persiper te dy detyrat ate te Ministrit te Mbrojtjes dhe shefit te shtabit te ushtrise.
Zedhenesi i presidentit tha se si 76-vjecari Tantaui ashtu edhe 64-vjecarin Anan u caktuan si keshilltare te Mursit dhe iu dha grada me e larte ne vend “Urdhri i Nilit”.
Shkarkimi i dy figurave qendrore ushtarake te vendit shihet nga shume egjiptian si pjese e luftes mes politikaneve te rinj dhe gjeneraleve prej shume vitesh ne pushtet.
Pas rrezimit te presidentit Hosni Mubarak, Tantaui mori detyren e udheheqesit te perkohshem te Egjiptit. Pak para betimit te Mursit, Keshilli i Larte i Forcave te Armatosura miratoi deklaraten kushtetuese qe kufizonte puishtetin e presidentit.
Ai nuk mund te merrej me ceshtjet e ushtrise dhe as te emeronte kreret e saj. Tensionet u shtuan edhe pas sulmit ne Sinai- javen e kaluar- ku u vrane 16 roje kufitare. Pas ngjarjes, presidenti shkarkoi shefin e sherbimeve sekrete dhe dy gjenerale te tjere.
Top Channel