Beteja elektorale në SHBA

13/08/2012 16:50

Kandidati republikan për zëvendëspresident në SHBA ka deklaruar se nese politikat financiare të Obamës do të fuksiononin, Shtete e Bashkuara do të ishin bërë si Greqia.

Ndërkohë, Presidenti, pasi e kishte cilësuar Ryan si udhëheqës ideologjik, the se ai eshte i ndershem, por pikëpamjet e tyre për ekonominë janë tërësisht të kundërta.

“Nese politikat e presidentit Obama apo huamarrja, taksat apo shpenzimet do të funksiononin ne do të hyjme në epokën e re bashkë me Greqinë”, thumboi Ryan.

Presidenti Amerikan, Barack Obama, u distancua kategorikisht nga këto deklarata. “Dua ta përgëzoj zotin Ryan. E njoh, e mirepres ne gare. Kongresmeni Ryan eshte nje njeri i ndershem, eshte familjar dhe nje zedhenes i pastër i vizionit të guvernatorit Romney. Por, eshte nje vizion te cilin e kundershtojne plotesisht”.

Kjo mund te duket se nje retorike tipike politike, megjithate shenon nje ndryshim ne menyren se si do te luftohet gjate fushates.

Analistet jane te mendimit se Ryan i shtoi peshe gares presidenciale, por ka nga ata qe mendojne se propozimet e tij radikale per te reformuar shpenzimet sociale te administrates- perfshire edhe programet e kujdesit shendetesor- nuk mirepriten nga votues amerikane.

Ryan propozoi reforma per “Medicare”, programin e qeverise amerikane per sigurimet shendetesore mbi 65 vjec dhe “Medicaid”, qe garanton kujdes shendetesor per amerikanet e varfer, te cilin kohë më parë Romney e etiketoi “si shume te nevojshem”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA