Është zhvilluar në kalanë e Ali Pashës në Porto Palermo edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar të artit bashkëkohor, Art Kontakt.

Dhjetëra artistë, jo vetëm shqiptarë por dhe nga Maqedonia, Greqia, Mali i Zi, Kroacia, etj, kanë marrë pjesë në këtë event kulturor, për të shpalosur vlerat e tyre artistike.

Ky eveniment ka synuar të hulumtojë përshtypjet, përjetimet, prespektivat dhe ndjesitë që arti pasqyron në këto momente historike.

Në këtë edicion, kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo është kthyer në një “laborator” artistik, që mirëpret vlera të reja.

Poetë e artistë të ndryshëm nga Shqipëria dhe vendet përreth kanë “ndërhyrë” artistikisht, të frymëzuar nga konteksti historik dhe arkitekturor, duke i dhënë zonës një imazh të ri.

Artistët e rinj kanë krijuar një botë të pasur dhe të ndryshme në këtë vend, që quhet kalaja e Ali Pashës, duke ofruar për publikun e interesuar për të ndjekur artin e tyre, një kompleks të larmishëm dhe të veçantë vlerash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA