I dashuri i Amy Winehouse është duke luftuar me vdekjen në një spital, ku ndodhet në koma pas një mbidoze dhe nëna e tij zbuloi në shtypin britanik arsyet që bënë Blake Fielder-Civil të zhytet në depresion sërish.
Blake-Civil u dënua me dy vjet e tetë muaj heqje lirie për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, por më parë gjatë vitit u lirua pasi vuajti vetëm 12 muaj dënim.
Pas hekurave, në qeli, 30-vjeçari nuk kishte pasur mundësitë që të ishte në kontakt me telefonin e tij dhe as të asistonte në funeralin e Winehouse.
”Kur pa telefonin, pa disa mesazhe të vjetra që kishin mbetur aty nga Amy. Ishin sms që ajo i kishte nisur ndërsa ai ndodhej në burg dhe nuk kishte pasur mundësinë që t’i lexonte më parë. Kjo e shokoi, i riktheu dhembjen dhe e bëri që të binte në depresion”, u shpreh e ëma.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse mbidoza ishte aksidenale apo një tentativë për t’u bashkuar në paqe me njeriun e zemrës.
Top Channel