Turqi, skandali i agjensisë së aborteve

12/08/2012 09:50

Një zyrë e turizmit në Ambasadën Turke në Sarajevë mbylli një agjensi udhëtimesh të quajtur “Barracuda Tour”, pasi u zbulua se ajo promovonte “turizmin e aborteve”.

Sipas asaj që raportoi e përditshmja boshnjake “Dnevnik”, agjensia organizonte udhëtime të shtetaseve turke, të cilat përballë pamundësisë ligjore për të abortuar fëmijët e tyre në Turqi, udhëtonin në Bosnje, ku kryenin ndërhyrjet.

Paketa në të cilën përfshihej dështimi dhe që zgjaste tre netë e katër ditë, kushtonte në total 600 dollarë.

Atasheu kulturor në Sarajevë, Cenzig Aydin, deklaroi se tashmë rasti i është raportuar autoriteteve turke, të cilat kanë nisur një hetim, pasi u regjistruan dhjetë raste të konfirmuara abortesh.

”Turqia ka bërë shumë përpjekje për të zhvilluar turizmin. Ky është një rast fatkeq, i cili dëmton reputacionin e vendit tonë. Nuk është në përputhje me besimet tona etike dhe kodin etik të turizmit në përgjithësi. Licensa e kompanisë së lartpërmendur është hequr menjëherë nga ana e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit”, shpjegoi konsulli.

Sipas të dhënave, “Barracuda Tour” ofronte “paketën e abortit” edhe në disa vende të tjera, si Ukrainë apo Rumani.

Top Channel