Siri, mbledhje urgjente e Ligës Arabe

12/08/2012 09:25

Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe do të takohen të dielën në qytetin saudit të Xhedah, për të biseduar mbi një rrugëzgjidhje të mundshme rreth luftës civile në Siri.

Ministrat pritet të takohen me pasardhësin e Kofi Annan, për të diskutuar mbi “kushtet e reja të krijuara në Siri”.

Ndërkohe, Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi të shtunën gjatë një vizite në Turqi se autoritet e të dy vendeve janë duke përpunuar plane të detajuara për t’i ardhur në ndihmë opozitës siriane.

Clinton gjithashtu u shpreh se autoritetet amerikane jane duke u përgatitur për t’u përgjigjur me efikasitet për shembjen e regjimit

Me mbështetjen e qartë të Rusisë dhe Kinës për qeverinë e Al-Assad dhe furnizimin me arme qe i bëjnë regjimit, duket se ka pak gjasa për një fund të afërt të konfliktit, që deri më tani i ka marrë jetën më shumë se 21 mijë shtetasve e ka rrënuar krejteëisht vendin me 24 milionë banorë.

Kofi Annan dha dorëheqjen nga detyra e tij si ndërmjetës i OKB-së për zgjidhjen e krizës në Siri, pasi disa nisma të tij për të paqësuar palët dështuan në terren.

Annan u zëvendësua në këtë detyrë nga diplomati algjerian, Lakhdar Brahimi.

Top Channel