SHBA, Ryan për zëvendës/president

12/08/2012 17:18

Shumë analistë politikë u kapën në befasi kur Mit Romni emëroi 42 vjeçarin Poll Rajan si zëvendësin e tij të mundshëm.

Kongresisti nga Uiskonsin është një nga zërat më të fuqishëm për shkurtimet buxhetore që janë kritikuar vazhdimisht nga demokratët.

Sipas tyre keto shkurtime do të dëmtojnë programet sociale popullore si “Medicare” dhe “Medicaid”, apo programet e sigurimeve për të moshuarit dhe të varfërit. Romni tha se e shikon Rajanin, si një individ me intelekt të fuqishëm që do t’u kundërvihej argumenteve të forta politike të demokratëve. 42 vjecari ka kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij në Uashington, së pari si nëpunës i kongresit, me pas si anëtar më i ri i Dhomës së Përfaqësuesve. Ai fitoi një vend në Kongres kur ishte 28 vjeçare dhe po përfundon mandatin e tij të shtatë. Ja si e shohin disa gazetare dhe analiste politike zgjedhjen e tij.

Dan Balz, “Uashington Post” thotë:

“Ryan ka forcën për ta bërë Romney një kandidat më të mirë. Të gjithë që i vëzhguan të dy bashkë në fushatë panë alkiminë mes tyre. Me Ryan pas tij, Romney është më i frymëzuar dhe i qetë, madje i rehatuar që Ryan i shton fuqi mesazhit të tij për ekonominë dhe buxhetin”.

Michael D. Shear, “Nju York Times”:

“Disa anëtarë të “Tea Party” nuk mund ta shohin atë si personin ideal për të përfaqësuar interesat e tyre. Ai është politikani që bën pjesë dhe punon për sistemin dhe nuk del kundër tij”.

Rick Klein, “ABC Neës”:

“Pyetja është nëse Romney-Ryan do t’i cojë në drejtimin e tyre apo egërsisht në një rrugë tjetër”

Julian Zelizer, CNN.com:

“Nëse roli kryesor i Ryan do të jetë ai i lajmëtarit ideologjik të fushatës apo të shdërrohet në tërheqjen kryesore të saj, atëhere ai nuk do të jetë efektiv”.

Paul Ryan u rrit në Xhenisvill, një qytet i vogël në Uiskonsin, ku jeton ende me të shoqen dhe tre fëmijët e tyre. Rajan është katolik dhe me zgjedhjen e tij Romni shpreson të fitojë mbështetjen e katolikëve dhe të grupeve të tjera fetare që kanë shprehur rezerva për besimin Mormon. Rajan është i apasionuar pas ushtrimeve fizike dhe nje jete te shendetshme, per kete ka ndikuar jo pak humbja e të atit nga infarkti kur ishte 16 vjec.

Rajan u ngrit në postin e rëndësishëm të kryetarit të Komisionit të Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve. Ai është gjithashtu antëar i Komisionit të fuqishëm të burimeve dhe praktikave financiare”.

Ai u be me i njohur me propozimin e vitit 2010, për të eliminuar deficitin buxhetor federal, një plan që ai e quajti “Plani per të ardhmen e Amerikës”, qe fitoi mbeshtetjen e konservatoreve fiskale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA