“Portokalli” ndalet në Orikum

12/08/2012 18:17

Qindra banorë të Orikumit  si dhe pushues nga vende të ndryshme të cilët kanë zgjedhur Orikumin si destinacion pushimi, në mbrëmjen e djeshme janë argëtuar me trupën e humorit të “Portokalli”-së.

Shfaqja është pjesë e turit veror të “Portokalli”-së, emisionit të njohur të transmetuar në Top Channel i cili trajton me anë të humorit problemet dhe shqetësimet e shoqërisë shqiptare.

Spektakli, i cili ka zgjatur per rreth dy orë, është realizuar me mbështetjen e Bashkisë Orikum.

Në të përvec pjesëve të ndryshme nga repertori i spektaklit satirik, nuk kanë munguar edhe skece të reja të vëna në skenë nga trupa e Portokallisë.  Artistët janë  ndjerë shumë mirë mes pushuesve të qytezës bregdetare, e cila i ka duartrokitur performancat e tyre gjatë gjithë kohës.

“Sot Portokallia në Orikum është goxha bukur, goxha këndshëm. Njerëzit janë mjaft të ngrohtë dhe i kanë pritur mjaft mirë si aktorët edhe ne këngëtrët”, tha Elton Deda, këngëtar

“Na vjen shumë mirë që e bëjmë këtë tur, sespe u japim mundësi njerëzve të mos na shohin vetëm nëpërmjet televizonit por të na prekin nga afër apo të bëjnë foto. Vitin tjetër shpresojmë të shtohen më shumë qytete” tha Florjan Binaj, aktor i Portokallisë.

Suksesi dhe humori  i  aktorëve, ka bërë në fakt që ata të riktheheshin në skenë të shtyrë nga brohoritjet e shumta të pushuesve dhe banorëve të Orikumit, të cilët e kanë pritur këtë shfaqje me entuziazëm.

Trupa e spektaklit është larguar nga Orikumi plot sadisfaksion nga mikpritja e pushuesve. Takimi i fundit i këtij turi të quajtur “Verë dhe Portokalle”  do të vijojë në qytetin e Korcës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA