Nigeri, ushtria vret 20 anëtarë të Boko Haram
12/08/2012 21:35
Trupat militare nigeriane kanë vrarë 20 të dyshuar si anëtarë të grupit militant islamik Boko Haram, në veri-lindje të vendit, bëri të ditur ushtria.
Gjithashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit, në qytetin e Maiduguri, ka humbur jetën edhe një ushtar qeveritar.
Boko Haram ka kryer kohët e fundit sulme të shumta në kisha dhe objekte të tjera në Nigeri.
Grupi kërkon të vendosë ligjin islamik në vend, ndërsa popullsia e krishterë dhe animiste kryesisht jeton në jug.
Top Channel