Naomi Campbell: Mund të isha bërë atlete
12/08/2012 00:00
Naomi Campbell i ka ndjekur pothuajse të gjitha garat e vrapimit në “Londër 2012” sepse i adhuron këta atletë për elegancën e tyre.
Supermodelja gjithashtu mendon se vetë ajo mund të ishte bërë një atlete e mirë: “Nëse do të merresha me atletikë, do të isha vrapuese e distancave të shkurtra. Ata janë elegantë dhe besoj se ajo disiplinë do më përshtatej shumë.”
Gjithsesi, Campbell është shumë e kënaqur me karrierën e saj.
“Ende më pëlqen puna që bëj. Më pëlqen ndryshimi i look-ut dhe i vetes në përgjithësi që të jep pasarela”, shprehet 41-vjeçarja për ‘Femalefirst’.
Top Channel