Shtatë miltiantë të armatosur islamikë u vranë nga ushtria egjiptiane në gadishullin e Sinait, lajmëruan të dielën burime zyrtare.
Sulmu u realizua pranë fshatit të al-Arishit, në veri të rajonit shketinor.
Një ofensimë ndaj militantëve islamikë në Sinai u lëshua më parë gjatë javës, pas një postë kufitare u godit dhe 16 ushtarë e policë mbetën të vrarë.
Aktualisht, Egjipti, një vend me 85 milionë banorë, përballet me probleme të rënda sigurie, që prej revolucionit që rrëzoi qeverinë e Mubarakut në shkurt 2011.
Gadishulli shkretinor i Sinait, ku takohet kufiri i Egjiptit, Izraelit dhe Gazës, është shndërruar në një oaz trafikimi, nëpërmjet tuneleve nëntokësorë dhe sipas informatave, është shndërruar gjithashtu në një zonë operacionesh nga xhihadistët që synojnë të godasin shtetin hebre.
Top Channel