Egjipt, Mursi urdhëron tërheqjen e shefit ushtarak

12/08/2012 18:37

Presidenti egjiptian Mohamed Mursi ka urdhëruar tërheqjen e kreut të forcave të armatosura të vendit, Marshallit, Mohamad Husein Tantawi, ka thënë një zëdhënës presidencial.

Ai gjithashtu tha se një deklaratë kushtetuese e cila synonte kufizimin e kompetencave presidenciale ishte anuluar.

Z. Mursi, i cili u zgjodh në qershor, është një anëtar i Vëllazërisë Myslimane.

Marrëdhëniet ndërmjet “Vëllazërisë” dhe ushtarakëve kanë qenë të tensionuara që nga rënia e presidentit Hosni Mubarak.

Nuk është ende e qartë nëse Marshalli, Hussein Tantawi, i cili gjithashtu ka qenë lëvizur si ministër i mbrojtjes, do të pranojë masat.

BBC thotë se ndërhyrja e presidentit është një përpjekje e qartë për të marrë veprime vendimtare në luftën me ushtarakët, për kontrollin e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA