Zjarret, Shqipëria në flakë

11/08/2012 00:18

Qindra hektarë pyje dhe kullota janë përfshirë nga zjarret në veri dhe jug të vendit. Ekspertët në Drejtorinë Pyjore, saktësojnë se janë rreth 30 vatra zjarri aktive, për shuarjen e të cilave janë angazhuar të gjitha forcat e emergjencave civile.

Inspektori i policisë pyjore, Genci Hoxhaj, thekson se në të gjitha rastet shkaktare të zjarreve janë njerëzit, të cilët në mënyrë të vullnetshme ose aksidentale, kanë sjellë dëme të mëdha.

Shuarja e zjarreve në disa zona zgjat disa ditë, dhe shpesh kërkohet ndërhyrje  nga ajri, cka ka qenë e vështirë. Ekspertët e pyjores tregojnë se shuarja e vatrave të zjarrit të cilat janë të fuqishme kanë kosto shumë të lartë, dhe shpesh është e shumë e vështirë.
                                                  
Një rol të rëndësishëm duhet të luajë pushteti vendor dhe kryetarët e komunave të cilët nuk mund të qëndrojnë indiferentë sa herë ka zjarre në zonat e tyre.

Top Channel