Stewart, sa e qetë para ndarjes!

11/08/2012 00:00

Kristen Stewart dukej e relaksuar dhe e çliruar ndërsa pozonte në maj për revistën “Marie Claire”, për numrin e shtatorit.

Aktorja, dukej shumë e qetë, pak muaj para se të ndodhte edhe ndarja e bujshme me të dashurin e saj Robert Pattinson, për shkak të lidhjes paralele me Rupert Sanders.

Stewart pozon me një t-shirt Blondie, ndërsa ishte futur në pishinën e “Five Hotel” në Francë, në ambientet e katit të fundit.

Në një tjetër pozë, Stewart është fotografuar bashkë me aktorët e tjerë të filmit “The Road”, Garrett Hedlund dhe Sam Riley.

Top Channel