Llotaria 190 milionë dollarëshe

11/08/2012 00:37

Nga Irlanda në Portugali, nga Britania e Madhe në Spanjë, nënte vende europiane janë vënë në ndjekje te xhekpotit prej 190 milionë dollarësh të llotarisë EuroMilions. Është shifra më e lartë e arritur pas asaj të “PauerBollit” në Shtetet e Bashkuara.

Rradhët e gjata janë parë në pikat e shitjes së biletave dhe shumë prej blerësve urojnë të jenë fitues.

Sipas rregullave, fitues është ai që ka pesë numra dhe dy yje-fati, por nëse kjo nuk ndodh atëherë cmimi do të ndahet mes atyre që kanë mundur të marrin një yll-fati dhe kjo do të thotë të ketë disa milionerë njëherësh.

Në Francë ka shumë “lojtarë” që shpresojnë të fitojnë ndoshta një rol të rëndësishëm në këtë betejë të kollajshme ka dhe kriza ekonomike.

Edhe në Spanjë shumë prej blerësve të biletave urojnë të kenë fat, mbi të gjitha për t’i shpëtuar krizës.

Në Belgjikë ka nga ata që mezi presin të realizojnë një ëndërr. “Të iki nga Belgjika”, thotë Beatris Henman. “Të marr nipërit dhe mbesat, fëmijët dhe bashkëshortin dhe të blejmë një ishull”.

Top Channel