Kate, tifoze e jashtëzakonshme
11/08/2012 00:00
Pasi ndoqi dhjetëra takime sportive dhe shijoi fitoren e 9 medaljeve të
ekipit të britanisë së Madhe, duket sikur interesi për aktivitete të
tjera në këtë olimpiadë kishte rënë disi për Kate Middleton.
Por në fakt dukesha u kënaq pa masë gjatë një takimi hokeji, duke kujtuar që Kate ka qenë kapitene e ekipit të hokejit, kur ishte nxënëse ne kolegj.
Kate u gëzua shumë kur ekipi britanik i femrave fitoi medaljen e parë në 20 vite. Britania mundu Zelandën e Re me rezultatin 3-1, duke fituar kështu medaljen e bronxtë.
Pas takimi Kate uroi sportistet dhe pozoi bashkë me ta për fotografët.
Top Channel